Modelja e njohur Adrola Dushi, ka mahnitur ndjekësit me fotot e fundit që ka postuar në Instagramin e saj.
E veshur me një xhup të bardhë, këmishë të së njëjtës ngjyrë ,dhe një palë geta të zeza modelja nuk lë vend për imagjinatë. Në pah bien linjat e saj elegante dhe plot sharm.
Ajo shfaqet me një grim të lehtë tejet natyral duke reflektuar bukurinë që e ka bërë kaq të dashur për publikun.
Adrola është frymëzim për shumë vajza, duke treguar se natyraliteti nuk del asnjëherë nga moda.
Së fundmi zeshkania publikoi dhe disa foto dhe video të tjera me të cilat tregoi se reperi amerikan A$AP Rocky, e ka bërë modelen pjesë të prezantimit të koleksionit të ri që ka në bashkëpunim me “Puma”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al