Këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli e sportisti Kledi Hysa, të cilët janë ish-banorët e “Big Brother VIP” , u komentuan gjatë në rrjet për një histori dashurie.
Dyshimet nisën pas publikimit të disa fotove të dyshes ku dukeshin të afërt nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë më vonë u sqarua se ata ishin në një bashkëpunim për këngën e re të Sheilës. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Sheila ka sjellë në vëmendje përsëri raportin e saj me Kledi Hysën.
Këngëtarja u pyet për thashethemet që qarkulluan rreth saj dhe Kledi Hysës. Ajo si fillim hezitoi të përgjigjej, por më pas sqaroi se ajo dhe modeli janë vetëm miq.
“Kledi është një model dhe aktor shumë i mirë dhe menduam pse jo mos të ishte pjesë e klipit tim të ri, kështu që Kledi ra dakord dhe qe pjesë. Nuk ka pasur asgjë mes nesh, se nuk e kam pohuar as mohuar në asnjë vend tjetër por jo s’kemi pasur asgjë jemi thjesht miq të dy.”
Si gjithmonë Sheila mbetet hermetike sa i përket jetës personale duke mos dhënë detaje:
“Në këtë aspekt nuk kam ndryshuar. Pëlqej të jem private.”- tha ajo për “Mirage.”
LEXO EDHE:
Ndër të tjera ajo foli edhe për jetën profesionale, ku zbuloi se nuk i pëlqen më projektet që ka realizuar vite më parë, madje ka menduar edhe t’i fshijë.
“Kam dashur ti fshij të gjitha por kam menduar që ajo ka qenë fillimi im, dhe unë e di se sa mund kam pasur për të bërë të gjithë ato materiale dhe nuk i kam fshirë më”, tha Sheila.
Në lidhje me projeketet e reja muzikore Sheila tha:
“Sot shyqyr Zotit, me kohën kanë ardhur edhe gjërat, kam zgjedhur njerëzit e duhur për të punuar kam zgjedhur team-in tim. Ata dinë çfarë unë dua dhe që pëlqej, ka vështirësitë e veta por që duhet, që çdo material të lançohet dhe me klip. Albumi i ri quhet “Astral” me 13 këngë. Këngët po lançohen tani me videoklip. Të tjerat do të dalin në vjeshtë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al