14 Shkurt, 2022

Shën Valentini i Ilir Metës në krah të Monika Kryemadhit


Çiftet festojnë sot festën e të dashuruarve. Ky Shën Valentin i ka dhënë mundësinë të gjithëve të jenë më romantik, e në veçanti edhe politikanëve. Duket se sot është një moment më i qetë në sferën politike, duke lënë pas përballjet e ashpra, për ta nisur ditën me dashuri.

I tillë ka qenë ky mëngjes edhe Presidentin, i cili nuk ka harruar të urojë të gjithë në këtë ditë. Në një foto, shoqëruar me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, Meta i është bashkuar të gjithëve atyre që festojnë sot.

“Gëzuar Shën Valentinin nga ne! ❤️”, ka shkruar ai në foton ku duket i përqafuar me Monikën. Shpesh fotot e këtij çifti janë në natyrë, të veshur sportive dhe larg pamjes së ftohtë të politikanit. Ndaj edhe në këtë ditë feste, çifti presidencial nuk kishte sesi të sillte një pozë krejt ‘casual’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al