26 Maj, 2018

Shenja juaj e horoskopit ju tregon sa të interesuar jeni në politikë


A jeni një revolucionar i lindur apo preferoni të mos interesoheni për ngjarje politike? Kush nuk është ndjerë i indinjuar për padrejtësitë që ndodhin në botë?

Mund të duket absurde, por edhe prirja jonë për t’u përfshirë në politikë dhe historinë bashkëkohore ndikohet nga astrologjia. Ka nga ata që duan të luftojnë fort për të drejtat e tyre, ata që besojnë se pak mund të bëhet për të ndryshuar vendimet e atyre që janë në qeveri dhe nga ata që kanë lindur revolucionarë.

Më poshtë do të gjeni se sa të interesuar jeni në politikë sipas shenjës së zodiakut të cilës i përkisni.

Dashi është një shenjë vendimtare dhe e përcaktuar dhe kur ka diçka që mendon se nuk është e drejtë, ai nuk humbet mundësinë për të thënë të vetën. Ai është një revolucionar i lindur, beson në protesta popullore dhe do të bëjë gjithçka për të luftuar padrejtësinë. Pikërisht ky shpirt rebelues e bën atë shumë pasionant në politikë.

Demi nuk merakoset shumë për politikën, ai vetëm e ndjek atë për të ditur se kush është në qeveri dhe kush udhëheq vendin, por nuk i pëlqejnë debatet mbi këtë temë, sidomos kur është me shokë. Të vetmet gjëra që ka për zemër janë kushtet mjedisore: për të shmangur zhdukjen e kafshëve ose shkatërrimin e vendit ku jetojmë, do të ishte i gatshëm të organizonte protesta të ashpra.

Binjakët janë shumë komunikues dhe edhe sikur të duken në humor të mirë gjithmonë, ka diçka që i bën ata të ziejnë nga inati: padrejtësia shoqërore. Ata besojnë se çdokush ka të drejtën të dëgjohet dhe të shpërblehet për atë që bën, pavarësisht nga “klasa” që ata i përkasin. E vetmja gjë që ata do të ishin të gatshëm për të luftuar është barazia sociale.

Gaforrja është shumë e lidhur me idenë e familjes dhe mendimin se në botë ka njerëz të detyruar të ikin nga shtëpia për shkak të luftrave e bën atë të çmendur. Ajo është shumë e interesuar në politikën ndërkombëtare dhe është shumë e ndjeshme ndaj atyre që nuk janë aq me fat sa ajo, edhe pse e di shumë mirë se mund të bëjë pak për t’i ndihmuar ata.

Luani është një lider i lindur, i pëlqen të flasë në publik dhe ëndërron të vendoset në krye të trazirave të vërteta shoqërore. Ai e ndjek politikën dhe shpesh kur është me miqtë, hap shumë debate të nxehta. Shpresa e tij? Që secili të arrijë pavarësinë ekonomike, vetëm në këtë mënyrë do të ndjehen me të vërtetë të lirë.

Virgjëresha është shumë racionale dhe e qetë, por nuk mund të durojë padrejtësitë. Politikën e ndjek dhe ëndërron një botë në të cilën të gjithë të jenë në gjendje të kenë të njëjtën ndihmë sociale, sepse askush nuk “meriton” më shumë se një tjetër të vdesë. Shkenca mjekësore po merr hapa gjigante, por duket se gjithçka është e rezervuar vetëm për të pasurit dhe për atë e gjithë kjo është absurde.

Peshorja është një shenjë që dëshiron të jetë e drejtë me çdo kusht dhe që do të bënte gjithçka për të luftuar korrupsionin. Mendimi se dikush mund të jetë i shtypur, shfrytëzuar, shpifur, korruptuar, e bën atë të sëmurë dhe për këtë arsye ajo mbështet politikanët që duan t’i japin fund të gjitha këtyre padrejtësive.

Nëse ka gjëra që një Akrep thjesht nuk mund t’i pranojë, këto janë padrejtësitë kundër njerëzve të pafajshëm. Askush nuk lufton për të drejtat e tyre dhe, sipas tij, është e nevojshme të veprohet në mënyrë që gjërat të ndryshojnë. Besimi i tij është se ne të gjithë duhet të ndryshojmë për ta bërë botën që duam një realitet.

Shigjetari është një shenjë që i pëlqen të ndihet i lirë, por e di mirë se në shoqërinë e sotme jo të gjithë e kanë këtë “luks”. Ai e do politikën, sepse i lejon atij të mbajë veten mirë të informuar dhe kur është me miqtë, ai lufton për të shpjeguar gjithmonë arsyet e tij. Ëndrra e tij? Që herët a vonë ne mund të arrijmë barazi sociale.

Bricjapi punon shumë për të ndërtuar jetën që dëshiron dhe nëse nuk merr kompensimin që meriton, tërbohet, sepse ai kurrë nuk do të lejojë që dikush ta shfrytëzojë. Sipas tij, një shoqëri që mohon pagën e ndershme duhet absolutisht të luftohet.

Ujori është një shenjë që do të bënte gjithçka për të mbrojtur lirinë e tij, nuk dëshiron të ndjehet i gjykuar ose nën presion dhe lufton për të ruajtur pavarësinë e tij. Pikërisht për këtë arsye ai është shumë i interesuar në politikë, me kusht që përgjegjësit e qeverisë të demonstrojnë se duan të mbrojnë pjesëtarët më të prekshëm të shoqërisë.

Peshqit janë shumë të pasionuar dhe besojnë se çdo gjë e gjallë në tokë duhet të ndjehet e sigurt dhe e dashur. Pikërisht për këtë arsye ata luftojnë kundër çdo forme krimi, edhe nëse ata nuk besojnë në politikë. Sipas tyre, secili prej nesh duhet të fillojë të ndryshojë për të revolucionarizuar botën. /tch/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al