7 Dhjetor, 2023

Shenjat që dëshmojnë se nuk po merrni mjaftueshëm kalcium, mungesa e saj mund të çojë në osteoporozë


Është e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me kalcium si pjesë e dietës tuaj të ekuilibruar. Ky metal përbën 40% të kockave dhe çdo mungesë e tij në dietë mund të çojë në osteoporozë.

Ju gjithashtu keni nevojë për një sasi të mjaftueshme të vitaminës D për të përthithur më shumë kalcium nga ushqimi.

Sipas të dhënave, të rriturit 19-50 vjeç kanë nevojë për rreth 1000 mg kalcium në ditë, ndërsa gratë që ushqejnë fëmijën me gji dhe njerëzit mbi 50 vjeç kanë nevojë për 1200 mg në ditë. Për fat të keq, marrja e ulët e kalciumit zakonisht vërehet kur është tepër vonë.

Megjithatë, njohja e simptomave të mungesës mund të ndihmojë në korrigjimin e problemit.

Këto mund të jenë:

-Ngërçe muskulore ose dobësi

-Ritmi jonormal i zemrës

-Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në gishta

-Humbje ose konfuzion i kujtesës

-Thonj të dobët ose të brishtë

-Thyerje e lehtë e kockave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al