11 Mars, 2022

“Shërbëtorët e Popullit”/ Shuma të mëdha parash po ofrohen sot për të blerë serialin që e “bëri” president Volodymyr Zelenskyn


Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po konsiderohet një hero nga njerëzit në mbarë botën. Ata janë të magjepsur  nga fakti sesi një aktor komedian ka marrë fronin e një vendi dhe tani po e mbron me një guxim të madh nga lufta. Shuma të mëdha parash po ofrohen sot për të blerë serialin që e “bëri” president.Para se të merrte rolin e Presidentit të Ukrainës, Zelensky njihej nga seriali humoristik “Shërbëtorët e Popullit”, i cili filloi të transmetohej në vitin 2015. Ai përshkruan një njeri të zakonshëm, një profesor historie, i cili bëhet president i Ukrainës brenda natës.

Që nga fillimi i pushtimit rus, stacioni i parë televiziv që bleu të drejtat e serialit me vlerë rreth një milion euro, ka qenë Channel 4 britanik, dhe sipas të dhënave të tyre, më shumë se 100,000 njerëz e kanë parë Zelenskyn në rolin e tij.

Pasi Britania, Greqia dhe Polonia e bënë këtë, dhe tani ofertat për të blerë serialin nuk kanë të mbaruar.

“Njerëzit në mbarë botën po kërkojnë të drejtat e transmetimit të serialit. Kemi shumë punë për të bërë,” tha Nicola Soderlund, bashkëpronare e Eçho Rights, i cili u takua me Zelenskin 10 vjet më parë.

Shumë pyesnin nëse Zelenski parashikonte në serial se çfarë do të bënte si president në vitin 2022.

“Ky njeri ka treguar të paktën 5 herë në episod atë që çdo europianolindor imagjinon. Respekt i madh”, është një nga komentet.

“Kjo më bën ta admiroj edhe më shumë, nga një aktor humori është bërë dikush që admirohet në skenën botërore për patriotizmin dhe këmbënguljen e tij”, komentoi dikush tjetër.

Soderlund shpjegoi se ata kanë arritur 15 marrëveshje vetëm në javët e kaluara dhe aktualisht janë në negociata me 20 vende të tjera.

“Ne kemi biseduar me Amerikën Latine, Shtetet e Bashkuara, Netflix, shumë prej tyre. Në Itali, rreth katër media po luftojnë për të drejtat,” tha Soderlund, i cili shpjegoi se kjo ishte një formë mbështetjeje për Ukrainën. Në kohën kur ai ishte ylli i serialit, askush nuk mund ta imagjinonte se Zelensky do të bëhej objektivi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin.

“Ne kishim nevojë për një hero si ai pas Trump,” tha CEO i kompanisë Fredrik af Malmborg. Kompania, e cila ndodhet në Londër dhe Stamboll, tashmë ka dhuruar 50 mijë euro për Kryqin e Kuq të Ukrainës dhe planifikojnë ta rrisin shumën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al