Dy motrat Eranda dhe Irma Libohova prej kohësh përflitej se nuk flisnin me njëra-tjetrën. Megjithatë asnjëra prej tyre nuk ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve, deri më sot.
Përçarja mes Irma Libohovës dhe Eranda Libohovës u vu re nga fakti se ato nuk ndiqen prej kohësh në rrjetin social Instagram, madje ‘’like’’ i fundit në llogaritë e tyre është bërë në vitin 2018. Një tjetër detaj është vënë re kur Eranda Libohova u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh”, në festën që ajo organizoi me miqtë e saj, nuk u pa prezenca e së motrës.
Por gjatë ditës së sotme këngëtarja Eranda Libohova duket se ka bërë ‘’reagimin’’ e parë në lidhje me këtë çështje shumë të përfolur.
Ajo postoi në ‘’Instastory’’ një foto të vitit 2015 së bashku me Irmën, ku duken të buzëqeshura pranë njëra-tjetrës.
Ndërkohë Irma nuk ka postuar ende asgjë në Instagramin e saj, ku gjithashtu vihet re se ajo as nuk e ndjek dhe as nuk ndiqet nga Eranda në Instagram.
Së fundmi në një festë fundviti të organizuar nga revista ”Who”, ku ishin të ftuar shumë personazhe publikë, ajo që ra në sy ishte edhe prezenca e dy motrave, të cilat kishim kohë pa i parë në të njëjtin ambient.
Moderatori Eraldo Rexho shpërndau në Instagramin e tij foto dhe video gjatë festës ku duken Irma dhe Eranda. Gjithsesi nga videot e postuara, motrat nuk janë parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës, duke diskutuar, kërcyer apo festuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al