7 Nëntor, 2017

Sherr mes Xhenit dhe Damianos, lum ofendimesh e replikash:Unë jam nivel tjetër


Ndarja e ish-banorëve të Big Brother Xheni dhe Benardi duket se ka’futur në valle’ edhe një tjetër ish-banor në BB9, Damianon.

Ai ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën ka shkruar shprehjen: “Te pata than qe fillim. Hajde me mu , dhe keto zhgenjime ski me i perjetu,”.

Kaq ka mjaftuar që një fanse e Xhenit të debatojë me të, duke i thënë se ky postim i dedikohej Xhenit, por ai i ka mohuar këto aludime, duke thënë se ishte thjesht një tekst kënge.

Pas kësaj ka reaguar edhe Damiano i cili i thotë se nuk duhet ta përdorë këtë për t’i bërë publicitet vetes në media.

Megjithatë situata ka vijuar me postimin e vet Xhenit në rrjete sociale ku ka shkruar se pavarësisht të gjithave sërish do të zgjidhte Benardin dhe jo Damianon duke e thumbuar me shprehjen e tij: “Tjetër nivel”

          

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al