Pas martesës dhe bashkëjetesës si burrë e grua sigurisht që vjen edhe sherri i parë. Referuar kësaj problematike në ditët e para të martesë Ermal Mamaqi pyeti mbrëmjen e së shtunës Besart Kallaku, por çuditërisht përfundoi duke u përgjigjur vetë.
Siç rrëfeu Mamaqi në emision, sherri i parë mes tij dhe bashkëshortes Amarda Toska ka qenë për as më shumë e as më pak se një gotë kos. ‘Është ai momenti kur është kosi i fundit në frigorifer që ajo e ka lënë aty për ta ngrënë më vonë dhe ti padashje ke shkuar, e ke marrë dhe e ke ngrënë.
Pastaj ty të ndodh që në 12 të natës të shkosh të dalësh e të blesh kosin.’-rrëfeu Mamaqi duke shkaktuar të qeshura të shumta. Por edhe më komike situatën e ka bërë komenti i Besit, i cili u shpreh: ‘Gjete dyqan deri në 12 të natës hapur? Shkove të blije kosin në 12 të natës? Bobo po pse si puna jote jam unë, që të blej kos në 12 të natës? Kush jam unë, ti? Unë di një vend që rri hapur deri në 2!’
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al