30 Dhjetor, 2020

Sherri mes Melisa Lleshit dhe Sindi Loçit, mamatë e dy konkurrenteve “shpërthejnë” ndaj njëra-tjetrës në studio: U prek nga fjala virgjereshë dhe…


Këtë javë, ndryshe nga herët e tjera, në “Përputhen”, përveç konkurrentëve do të jenë të ftuar edhe prindërit e tyre.

melisa lleshi sindi loci (7)

Në puntatën e djeshme, ishte radha e nënës së Sindi Loçit dhe e Melisa Lleshit.

Mes këtyre dy konkurrenteve ka patur herë pas here debate të forta në studio, të cilat kanë degraduar edhe në ofendime.

melisa lleshi sindi loci (6)

Dyshoj se do të kalosh vetëm një herë në altar”, ishte komenti i fundit që Sindi i bëri 23-vjeçares, duke i prekur moralin.

melisa lleshi sindi loci (7)

Nisur nga kjo, e ëma e 22-vjeçares i ka kërkuar falje të ëmës së Lleshit, por kjo nuk ka mjaftuar për të.

melisa lleshi sindi loci (5)

Pjesë nga biseda:

E ëma e Sindi Loçit: Dua ti kërkoj falje nënës së Melisës dhe e di shumë mirë si është ndjerë me sharjen e Sindit. Por faji është i të dyjave, sepse janë të reja, por them dhe e siguroj që Sindi nuk e ka atë mendim për Melisën, sepse nuk e njef fare. Ishte një shprehje shumë vulgare që nuk duhet të thuhej dhe i kërkoj shumë falje.

melisa lleshi sindi loci (4)

E ëma e Melisa Lleshit: Në lidhje me takimin, pyetja ishte për Mevlanin, Sindi kishte bërë përzgjedhjen vetë për Mevlanin dhe përgjigjja i takonte atij. Ku e mori Sindi opinion për Melisën?

Sindi Loçi: Unë me Melisën kemi qenë shumë shoqe të mira, kemi ndarë dhe sekrete që nuk mund t’ia themi kujt, kanë qenë disa momente ku më ishte akumuluar ajo mërzitja. Thamë gjëra që nuk duhet t’ia kishim thënë njëra-tjetrës. Nuk ishte një opinion i saktë, ama të dyja degraduam, nuk duhet të kishim thënë gjërat që thamë. Pastaj kanë qenë provokimet e njëpasnjëshme.

melisa lleshi sindi loci (8)

Melisa Lleshi: Ti do të jesh në qendër të vëmendjes.

E ëma e Melisa Lleshit: Mund ta ketë prekur fjala virgjëreshë, por ajo erdhi vetë kështu në program. Sindin e kam ndjek, nëse Melisa nuk do kishte dal nga studio, situata do ishte përkeqësuar.

E ëma e Sindi Loçit: (I drejtohet Melisës) E ke ofenduar në qenien e saj si femër, ajo nuk është e aftë si femër. Ti nuk duhet të gjykosh asnjeri, ke ardhur ashtu siç ke dashur, Sindi është temperament tjetër. Ti nuk mund të debatosh dot me Sindin me ato lloj pyetjesh.

melisa lleshi sindi loci (2)

Melisa Lleshi: Nuk kisha pse ta sulmoja Sindin, thjesht kam dashur të pyes Mevlanin, doja të dija zgjedhjet e tij.

E ëma e Melisa Lleshit: Janë komente që bëhen rreth takimit. Fjala seks nuk na shkon, por është një pjesë që plotëson “Përputhen”, lënda është futur edhe në shkollë. Të gjitha takimet e Sindit kanë qenë shëmbëlltyrë e Melisës. Jo të bëjë krahasimet me Melisën në takim.

elvis lushi melisa lleshi sindi loci (2) melisa lleshi sindi loci (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al