1 Maj, 2022

Sherri në distancë mes Fifit dhe Ilirit/ Prapaskenat e debateve me fituesin e BBV dhe Arjolën


Të gjithëve u bëri përshtypje një konflikt i ndezur ditët e fundit. Fifi dhe Arjola janë personazhet e përfshirë së fundmi në një debat virtual. Por duket se pas daljes nga “Big Brother”, këngëtarja nga Kosova ka ndryshuar jo vetëm jetën private, por edhe miqësitë e krijuara brenda lojës.

Ndonëse fillimisht u shfaq e afërt me Ilirin, duket se gjërat nisën të ndryshonin qëkur ajo ishte pjesë e lojës. E me daljen nga ky reality, edhe kësaj marrëdhënieje i ka ardhur fundit. Fifi dhe Iliri kanë ndërprerë edhe atë pak komunikim që kishin, teksa takoheshin në eventet ku ishin të ftuar. Por duket se një debat në distancë ka ndodhur mes dy artistëve, duke mbyllur çdo urë komunikimi.

Ndonëse nga afër nuk kanë pasur asnjë përplasje, nëpërmjet ish-banorëve të tjerë ata janë shprehur duke thënë se mes tyre nuk ka dhe nuk do të ketë më asnjë lloj komunikimi, qoftë ky edhe formal. Iliri dhe Fifi madje nuk e ndjekin më njëritjetrin në rrjetet sociale, duke i ‘vënë kapak’ miqësisë së tyre virtualisht.

E njëjta situatë është edhe për mikeshën më të ngushtë të Fifit, Monika Lubonja. Në ato çfarë kanë thënë në rrethin e tyre miqësorë, kemi mundur të mësojmë se nuk duan asnjë lloj komunikimi me fituesin e edicionit të parë. Nga ana tjetër, Iliri ruan një miqësi me disa nga personazhet që u shfaq i afërt edhe kur ishte pjesë e lojës. Ai dhe Sabiani vijojnë të jenë miq të mirë, duke e vizituar shpesh njëri-tjetrin.

Por ndonëse Fifi nuk flet me Ilirin, me Sabianin vijon të ketë një miqësi të afërt, duke u shfaqur herë pas herë pranë njëri-tjetrit. Vetë këngëtari ka zgjedhur mos të ndërhyjë në raportet që miku i tij më i mirë ka me ish-lojtarët. Dy artistët kanë një marrëdhënie të shkëlqyer që e kanë ruajtur edhe pas daljes nga formati. Ata janë shfaqur shpesh bashkë në rrjetet sociale.

Dhe nuk përjashtohet mundësia që të vijnë dhe me një bashkëpunim. I ftuar në “Wake Up”, këngëtari u pyet se me cilin nga ish-banorët do bashkëpunonte. Ai tha se ishte i hapur për të gjithë dhe se nuk do thoshte ‘Jo’, por veçoi Fifin.

Nga ana tjetër, Monika, pas debateve me Ilirin, ka shkëputur edhe kontaktet me Sabianin. Vetë artisti foli për mungesën në ditëlindjen e aktores. “Nuk isha në ditëlindje sepse nuk më ka ftuar. Nuk kemi komunikuar. Jemi takuar te ditëlindja e Big Mamës, jemi përqafuar. Nëse do më ftonte, do shkoja”, u shpreh këngëtari.

Në fakt, ata kanë pasur një marrëdhënie të mirë kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”. Por kur Sabiani doli, Monika dhe Iliri prishën marrëdhëniet dhe u përfshinë në debate të ashpra dhe ofendime të shumta. Reagimi i Monikës nuk i pëlqeu Sabianit, i cili nga jashtë bëri një deklaratë të fortë për të duke e quajtur ‘tradhtare’. Pas daljes, Monika tha se i ka ‘bërë bllok’ Sabianit dhe se deklarata e tij i ka ardhur si bombë. Gjë e cila sipas Sabianit ka ndodhur sepse ‘i ka dhembur’. Pas deklaratave të tilla, ata duket se paskan bërë paqe, por nuk kanë mbetur miq.

SHERRI I FIFIT ME ARJOLËN

Sherri i dy ish-mikeshave dyshohet se erdhi prej faktit se aktorja duket se nuk e ‘përtypi’ dot mbështetjen e këngëtares për Donald Veshajn pak ditë para finales. Në fakt, marrëdhënia mes dy vajzave ka pasur goxha lëkundje që kur Fifi ishte pjesë e “Big Brother VIP”. Një prej debateve më të forta prej tyre ishte ai për Granitin, për të cilin Arjola mendonte se nuk kishte ndjenja për Fifin dhe e këshilloi këtë të fundit të mos shpenzonte më kohë pas tij. Gjë e cila nuk u prit mirë nga Fifi që i kërkoi të mos ndërhynte më në marrëdhënien e saj dhe modelit.

Krisja e tyre nisi pasi Fifi u rikthye në “Big Brother VIP” pak para finales për të surprizuar Monikën, me të cilën ka një lidhje të ngushtë. Ajo u takua me të gjithë banorët, por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin. Ajo e inkurajoi atë dhe i kërkoi të fitonte spektaklin edhe për të i është dukur e papritur.

Asokohe, ajo u shpreh se nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin, duke shtuar se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira. Vetë Fifit iu kërkua të përballej me aktoren, por ajo refuzoi të ishte pjesë e studios gjatë një prej spektakleve. Përballja e tyre ndodhi vetëm në “Post Big Brother VIP”, ku u kujtuan momentet e vështira që Fifi ka kaluar në shtëpi, para se të merrte vendimin për të dalë.

Këngëtarja u shpreh se asnjë nga konkurrentët nuk kishte pse t’i qëndronte pranë, nëse nuk donin. Nga ana tjetër, Arjola u shpreh se i ka qëndruar pranë Fifit për çdo gjë, por u shpreh se nuk e ka marrë dashurinë dhe mbështetjen në këmbim. “Nuk kisha pritshmëri. Ideja që unë e kam gjetur veten në krahun e Fifit dhe fjalët që më tha ishin fjalë mbështetëse. Dhe kur doli në krahun e Donaldit nuk është se u zhgënjeva sepse nuk kisha ndonjë pritshmëri të madhe. Ajo u kishte thënë dy njerëzve të njëjtën gjë dhe më bëri të besoj se fjalët që më kishte thënë mua nuk vlenin dhe nuk ishin të vërteta”, deklaroi Arjola.

Kur nuk dihej se si po shkonte marrëdhënia mes tyre, një rreng i Monika Lubonjës, e cila ishte e ftuar në “E Diell” të dielën, nxori në pah se raporti mes tyre nuk ishte aspak i mirë dhe dy vajzat nuk janë sqaruar me njëra-tjetrën.

Monika e mori në telefon për t’i kërkuar ‘llogari’ se pse ka folur keq për të pas krahëve (pjesë e lojës) Mirëpo, në fund të telefonatës Fifi bëri një deklaratë që askush nuk e priste duke treguar se Arjola i ka bërë bllok në Instagram. P

asi deklarata e saj bëri xhiron e rrjetit, Arjola reagoi me një postim në “Instastory”, duke shkruar se “lajkatarët duken si shokë” ku shtoi se kurrë s’duhet nënvlerësuar fuqia e një gruaje “Alfa”.

Ajo e bëri shkrimin krahas një fotoje, ku u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, por ajo që i binte në sy ishte edhe tatuazhi në krahun e saj ku shkruhej “Alpha”. “Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”, thuhet në statusin e plotë të aktores.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al