Alban Nimani këngëtari i grupit “Asgjë sikur dielli”, është sulmuar ditën e sotme fizikisht nga një pedagog në zyrën e dekanit. Albani është (ishte sepse dha dorëheqjen) drejtues i Departamentit të Artit Aplikativ në Fakultetin e Arteve në Prishtinë dhe sikundër shpjegon më qartë në një prononcim për ‘Panorama Plus’ , ka qenë i ftuar për të diskutuar në lidhje me prurjet e reja akademike në Universitetin ‘Hasan Prishtina’.
Ka qenë kolegu i tij Mehmet Behluli , i cili e ka goditur fizikisht. Ai thotë se ky është një precent i turpshëm për arsimin e lartë dhe gjithashtu pohon se do e ndjek penalisht çështjen.
Prononcimi i tij për Panorama Plus:
‘’Duke qene se jam Shef i Deges se Artit Aplikativ, sot ne mengjes kam qene i ftuar nga Prodekani i Fakultetit te Arteve per te punuar ne lidhje me konkursin publik per angazhimin e profesoreve te rinje ne Fakultetin e Arteve. Kur e hapa deren e zyres se Prodekanit aty ishte prodekani me profesorin tjeter Mehmet Behluli i cili sapo me pa bertiti dhe pas nje debati te shkurter ai menjehere vrapoi dhe me sulmoi fizikisht.
Ky eshte precedent shume i larte per nje institucion te edukimit akademik.
Une e kam njoftuar menjehere Rektorin dhe Sekretarin e Universitetit te Prishtines “Hasan Prishtina” dhe i kam kerkuar qe urgjentisht ceshtja te nxirret ne Senatin e UP dhe Keshillin e UP-se qe te merren masa te renda disciplinore urgjente ndaj profesorit ne fjale, qe kesi raste te mos ndodhin me ne kete institucion.
Une gjithashtu e kam lajmeruar edhe policine e shtetit te Kosoves dhe ceshtja do te shkoje ne Gjykate.
Ky eshte rast shume i turpshem per nje institucion si FA. Me vjen shume keq qe Fakulteti yne ka rene ne nje nivel kaq te ulet.’’/Panorama Plus/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al