16 Shkurt, 2022

Shifra marramëndëse: Ja sa kushtojnë bizhuteritë e Georginës dhe Cristianos


Para disa javësh, Georgina Rodriguez publikoi në Netfflix dokumentarin lidhur me jetën e saj private të titulluar “Unë jam Georgina”.

Nga pamjet e publikuara duket mjaft qartë se një pjesë e mirë e pasurisë së partnerit të saj ka shkuar për blerje bizhuterish.

Sipas Stiven Ston, ekspert i vlerësimit të tyre ka thënë se vetem unaza e fejesës së saj me yllin portugez, Cristiano Ronaldo ka shkuar 600 mijë paund.

Stona thotë se në total i gjithë ky koleksion i çiftit kap vlerën e 5.5 milion paundëve pasuri.

XHEORXHINA – Partnerja e yllit të Junajtidit i reklamon diamantet dhe gurët e saj të tjerë të çmuar në rrjetet sociale.

Në promon e dokumentarit të saj, 28-vjeçarja shfaq një koleksion diamantesh varëse, vathë dhe unazë prej 2 milionë e 700 mijë sterlinash.

Në hapjen e dokumentarit, 28-vjeçarja shfaqet me një koleksion diamantesh dhe gurë të çmuar mjaft interesante.

Në një tjetër skenë ku Xheorxhina është duke kryer një set fotosh, ajo mban një byzylyk të cilin eksperti Zak Ston e beson se kushton 1 milion sterlina. Më vonë një unazë me një gur të madh safiri shfaqet në dorën e saj (750 mijë paund).

Në vitin 2021, Ronaldo zbuloi se unaza e fejesës “Cartier” i kushtoi 600 mijë paund.

Të gjitha bizhuteritë e saj ajo i ka vendosur në një kasë mbajtëse të “Louis Vuitton” e cila ka kushtuar 108 mijë paund.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al