26 Dhjetor, 2017

Shihni djalin e Robert Aliajt, është një kopje e të atit


Artisti kontravers Robert Aliaj, që këtë sezon e kemi parë çdo të hënë në panelin e jurisë së “Dance with me”, duket se shokun më të mirë ka djalin e tij Krist. Si çdo festë fundviti që ka organizuar “Tv Klan”, edhe këtë vit, ai e ka pasur pranë vetes të birin, që duket se është kopja e tij jo vetëm nga pamja, por edhe si transparent. Fotografi i ka kapur në një moment në club, ndërsa janë duke shijuar babë e bir nga një gotë dhe duke u argëtuar me muzikën.

Nga martesa mbi 30-vjeçare me Mimoza Dinon, Berti ka dy fëmijë, Kristin dhe një vajzë më të vogël, Galën 10-vjeçare. Familja e tij jeton në Bruksel dhe për të ai foli në ekran pak vitin e kaluar gjatë spektaklit të sipërpërmendur. Aliaj e cilëson veten “lumturisht i martuar” prej më shumë se tre dekadash./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al