Misioni u krye me sukses! Kalush Orchestra, fituesit e Eurovision, kanë shitur trofeun për 900,000 dollarë, për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.
Pak ditë pas triumfit ata nxorën në ankand trofeun e tyre të festivalit dhe kapelën e tyre rozë, të cilën këngëtari Oleh Psiuk e mbajti në skenë në Torino, në ndihmë të ushtrisë ukrainase. Oleh shpalli ankandin në llogarinë e tij zyrtare në Instagram më 25 maj dhe i ka mbajtur ndjekësit të përditësuar përmes postimeve.
“Ne fituam Eurovision Song Contest dhe tani duam të ndihmojmë Ukrainën që të fitojë luftën”, tha Oleh. “Dua ta shes këtë kapelë dhe të gjitha paratë do të shkojnë për ushtrinë ukrainase.”
Mikrofoni i kristaltë është shitur dhe sipas prezantuesit ukrainas, Serhiy Prytula, paratë e mbledhura do të përdoren për blerje të tre dronëve ukrainas PD-2. Trofeu është shitur në ditën kur grupi është shfaqur në një koncert bamirësie në Berlin, me qëllim të mbledhjes së parave për kujdes shëndetësor dhe furnizime tjera.
Duke folur gjatë koncertit, Oleh ka bërë thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, e cila ka shkaktuar deri tani 4,031 viktima dhe mbi 4,730 të plagosur, sipas Kombeve të Bashkuara.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al