16 Nëntor, 2017

Shitja rekord, piktura e Da Vincit kap shifrën marramendëse por ka “një problem” të madh…


Një pikturë 500-vjeçare që besohet të jetë vepër e Leonardo da Vincin, u shit në Nju Jork për një shifër rekord prej 450 milion dollarësh, pasi shifra më e lartë e kapur deri më tani ka qenë një pikturë e Pikasos me vlerë 160 milion dollarë. Piktura njihet me emrin Salvator Mundi ose shpëtimtari i botës.

Oferta që fitoi ankandin ishte 400 milion dollarë e ndërsa bashkë me taksat, vlera e saj shkon në 450 milion dollarë. Në vitin 1958, e njëjta pikturë u shit në Londër për vetëm 60 dollarë, pasi atëherë konsiderohej si një punim i një nxënësi apo pasuesi të Da Vincit dhe jo e vetë mjeshtrit të madh.

Edhe sot vazhdojnë zërat të cilët kundërshtojnë se kjo pikturë është origjinalja mirëpo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al