Fertiliteti mashkullor është një fenomen jo i pakët në jetën moderne. Origjina e tij është po aq e vjetër sa edhe njeriu, por stili i një jete sedentare , çka karakterizon jetën e ditëve të sotme, duket se i shton mundësitë e një fertiliteti të mundshëm. Veshje të ngushta, duhan, alkool, dieta të gabuara dhe jetë sedentare janë veset negative që ndikojnë që tek të rinjtë e sotëm të reduktohen spermatozoidët e shëndetshëm, ndërsa tek meshkujt e moshës së mesme të bjerë sasia e testosteronit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vendet perëndimore, 15-20 për qind e çifteve vuan nga infertiliteti dhe 35-40 për qind e këtyre rasteve varen nga mashkulli.
“Mes meshkujve të lindur nga viti 1979-1987 numri i spermatozoidëve morfologjikisht normalë ka rënë me 25 për qind, sipas një studimi të International Journal of Andrology”, thotë Andrea Isidori, profesor i asociuar i Andrologjisë në universitetin ”La Sapienza” dhe anëtar “European Academy of Andrology”.
Në dëshminë se diçka po dëmton fertilitetin mashkullor shtohet edhe një studim nga “New England Research Institute” ku tregohet se 50-vjeçarët e sotëm kanë një nivele 10 për qind më të ulët të testosteronit se sa 50-vjeçarët e lindur 30 vite më parë, me pasoja në kocka, muskuj dhe humor. Por arsyet e këtij reduktimi të fertilitetit mashkullor janë të ndryshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al