27 Shkurt, 2019

Shkëlzen Berisha feston ditëlindjen, Armina i bën dedikimin romantik: Qofshin të gjitha… (FOTO)


Blogerja e njohur Armina Mevlani i ka bërë një dedikim mjaft romantik partnerit të saj, Shkëlzen Berisha, me rastin e ditëlindjes.

Në 40-vjetorin e tij të lindjes, Armina i shprehu ndjenjat e saj në mënyrën më të veçantë.

“Gëzuar Ditëlindjen zemra ime Zeni Berisha! Qofshin të gjitha ditët e tua të qeshura siç ti je gjithmonë, qofshin të bardha siç ti e ke zemrën dhe siç ti sjellë dritë sa herë të kam afër. Të uroj me shpirt lumturi dhe qofshim në çdo ditëlindje bashkë përgjithmonë”, shkruan Armina bashkëngjitur me foton ku shfaqet së bashku me partnerin e saj duke qeshur.

Ndërkohë në mesnatë duket se Armina bashkë me të afërmit e Shkëlzenit i kanë bërë një surprizë në shtëpi, me tullumbace blu dhe një pankartë që shkruante: “Gëzuar ditëlindjen! Të duam”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al