Elga Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku shkak është bërë dënimi që “Vëllai i Madh” iu dha banorëve ditën e djeshme, të cilët duhet të qëndrojnë pa ujë për disa orë.
Aktorja i tha banorit që nëse ka këllqe mund ta hapë ujin në shtëpi, ndërsa moderatori i tha Eglës që gabon shumë herë dhe për këtë duhet të dënohet. (duke nënkuptuar dënimin që të gjithë banorët morën duke qëndruar pa ujë dhe pa ngrohje për disa orë rradhazi, për shkak të aktores pasi ajo kishtë fikur mikrofonin disa herë)
Egla e acaruar dhe me tone të larta u shpreh se iu ka kërkuar falje një herë të gjithë banorëve.
Pjesë nga debati:
Egla: Shko hape po pate këllqe
Meritoni: Dëshiron të masësh ë?
Egla: Se bën dot
Meritoni: Nëse unë ta realizoj…
Egla: Ditën je shumë bukurosh, vetëm në natën të kall datën
Meritoni: Pse se pranon të thuash e bëra. Ti gabon dhe ti duhet të dënohesh
Egla: Me mua po merreni prap more. Unë kërkova falje gjatë primet
Meritoni: Kur të thonë opinionistat…
Egla: Sa herë dëshiron falje o Meriton
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al