22 Dhjetor, 2017

“Shkodrani u vetëvra në burg?”, Noizy bën akuza të forta për…


Florenc Beqiraj është i riu nga Shkodra i cili u dhunua deri sa ka rënë në vdekje klinike. Për t’i ardhur në ndihmë ekonomikisht shumë aktivistë e personazhe publikë janë vënë në lëvizje. Ndër ta edhe reperi i njohur Noizy.

Në një postim të mëhershëm në rrjetet sociale, Rigels Rajku i kërkon mbështetje kryebashkiakut Veliaj, e ndërsa në një postim të dytë rreperi ka komentuar lajmet që qarkullojnë në portale se mund të ketë dashur të vrasë veten me rrip.

Noizy shkon më tej duke thënë se besoj që është dhunuar nga gardianët të cilët po duan ta mbyllin çështjen me para.

“Ne burg nuk lejohet rripi dhe as lidhse kepucesh per te ber vetë vrasje, une besoj se gardianet e burgut e kan keqtrajtuar Florencin dhe duan ta mbyllin çeshtjen sa më para. Lutuni per Florencin, se vetem lutja ka mbet #FlorencitMosTiaHeqinAparatin”, shkruan Noizy nw ‘instagram’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al