Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, një grua është larguar nga shtëpia e të fejuarit të saj.
Motivi i largimit është sepse ajo kishte filluar të dyshonte për besnikërinë e të fejuarit i cili kohët e fundit shkonte shpesh në shtëpinë e koleges së divorcuar me pretekstin se djali kishte filluar të sëmurej edhe më shpesh.
“Një grua i telefononte herë pas here kolegut të saj i cili ishte i fejuar. Sa herë që asaj i ftohej djali ai e shoqëronte për në spital, por siç duket kohët e fundit djali kishte filluar të ftohej edhe më shpesh dhe kolegu e shoqëronte. E fejuara e tij kishte filluar të dyshonte dhe dje kur i fejuari kishte ikur tek kolegia ajo është larguar nga shtëpia. Ajo ka shkuar në një hotel pasi burri nuk e kishte gjetur as tek shtëpia e prindërve të saj. Kolegia e tij ishte e divorcuar”, tha gazetari.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al