22 Prill, 2021

“Shokë të përjetshëm dhe të pandarë!”- Dajana Shabani surprizohet nga ish-bashkëshorti i saj dhe zbulon çfarë e ndaloi të abortonte vajzën


Divorci jo gjithmonë është miqësor e sidomos kur në mes janë edhe fëmijët. Mirëpo, duket se ky nuk është rasti i moderatores shqiptare, Dajana Shabani.

dajana shabani (7)

Ditën e djeshme, ajo dhe vajza e saj, Marlena, ishin të ftuara tek emisioni “ABC e Pasdites”.

Moderatorja mori një surprizë shumë të bukur nga ish-bashkëshorti i saj, një letër me disa fjalë të ndjera.

dajana shabani (1)

Kur mami ka shkruar që ti Marlen je insistim i babit, nuk ka gënjyer! Kërkova një dhuratë nga Zoti dhe ajo më erdhi! Jemi larg për shkak të Covid-it dhe për asnjë arsye tjetër, sepse unë dhe mami jemi shokët më të mirë që ti mund të kesh për prindër!

dajana shabani (4)

Nuk e harroj sot e kësaj dite momentin e parë që më thërrite babi, as momentin e hapave të tu të parë, as faktin që ti je kopja ime.

dajana shabani (3)

Dajan pavarësisht faktit që kemi vendosur krenarinë përpara dashurisë tonë, ne të dy kemi folur gjatë dhe kemi kuptuar që kemi qenë, jemi dhe do mbesim shokë të përjetshëm dhe të pa ndarë!”- kishte shkruar ish-bashkëshorti i moderatores.

dajana shabani (2)

Dajana u shpreh se ishte shumë falënderuese ndaj ish-partnerit të saj që është 13 vite më i madh se ajo, për tre momente shumë të vështira në jetën e saj.

dajana shabani

Ajo përmendi faktin se ai kishte rënë në dashuri me shikim të parë me moderatoren kur ajo ende nuk ishte e njohur për publikun shqiptar, faktin që i kishte dalë në krah kur të gjithë shqiptarët i kishin dalë kundër dhe së treti, që e kishte ndaluar të abortonte vajzën, sepse nuk e kishte pritur mirë lajmin e shtatzënisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al