6 Janar, 2021

“Shokët më thonë se kam nevojë për një të dashur, por…”- Mozzik tregon arsyen e rëndësishme pse u trembet lidhjeve të reja


Postimi i fundit i Mozzik i ka bërë të gjithë të kuptojnë se reperi nuk është rikthyer me Loredana Zefin.

mozzik loredana (5)

Ai postoi një status në Instastory, nëpërmjet së cilit zbulon se është single dhe se ka frikë që të krijojë diçka të re.

Arsyeja për këtë, është vetëm vajza e vogël, Hana!

loredana zefi, mozzik (7)

Të gjithë shokët më thonë se kam nevojë për një të dashur, por unë jam një baba beqar. Kam frikë se s’do gjejë dikë që do kuptojë se fëmija im vjen i pari”, shkruante reperi.

mozzik loredana (3)

Mozzik dhe Loredana janë çifti më i dashur nga publiku dhe ndjekësit e tyre mezi presin të bashkojnë detajet për ta vërtetuar se janë bashkë.

Artisti ka treguar për “Prive” se thashethemet për rikthimin me Loredanën nuk janë të vërteta, sepse në të kundërt ai do e kishte pranuar vetë.

mozzik loredana (2)

Në lidhje me videot e fotot ku ata janë kapur shpesh mat bashkë nëpër qendra tregtare, Mozzik është shprehur se kanë dalë me njëri-tjetrin për t’i blerë diçka vajzës së tyre, Hanës.

mozzik loredana (7)

Ai ka thënë se nëse do të ishte bashkuar sërish me Loredanën, nuk do të kishte pasur turp ta pranonte vetë publikisht këtë gjë.

loredana zefi mozzik (6)

Ndërkohë para pak muajsh Mozzik u shfaq në pjesën e parë të dokumentarit të Loredanës dhe të gjithë mbetën të habitur.

loredana zefi mozzik (3)

Prej aty fansat u bindën se ai ishte rikthyer me Loredanën, por mesa duket ata për momentin janë thjesht miq të mirë dhe ruajnë raportet për hir të vajzës së tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al