Më datë 6 janar Egla Harxhi solli në jetë femijën e saj që paraprakisht kishte vendosur ta quante Luxifer. Fëmija është frut nga lidhja me fotografin e famshëm, Alexandre de Basseville. Aventura e “Miss Albania 2007”, Egla Harxhit, me fotografin nisi kur morën vendimin të braktisin Parisin për të nisur jetë të re në Shqipëri, ku planifikojnë të ndërtojnë Principatën e Libofshës dhe ku publikisht janë deklaruar se janë në një lidhje treshe me një femër tjetër, Alesian.
Në një lidhje telefonike me “Top Albania Radio”, Egla ka sqaruar kuptimin e emrit të të birit si dhe përjetimet gjatë lindjes.
Ajo është shprehur se emri Luxifer (lyksifer) është një emër latin. Nga latinishtja ‘lux’ do të thotë dritë ndërsa ‘fer’ mbajtës, pra mbajtësi i dritës.
Ish-missi ka çuditur kur ka treguar se procesi i saj i lindjes pati vështirësi të shumta dhe për këtë fakt zgjati rreth 4 ditë. Egla ka shtuar se 3 ditët e para, Francën e goditi një stuhi e fortë ndërsa në ditën e 4-t kur lindi Luxifer, dolën rrezet e para të diellit. Këtë gjë ajo e ka konsideruar si një ogur të mirë për foshnjen e porsalindur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al