2 Tetor, 2017

Shokon James Arthur: Marrëdhënia ime sekrete me Rita Orën, ja si më fiksoi pas seksit


 

Fituesi i X Factor, James Arthur ka rrëfyer se marrëdhënia sekrete me Rita Orën e ktheu në të fiksuar pas seksit.

Ai tregoi se pati netë magjike dhe plot pasion me këngëtaren me origjinë shqiptare, derisa ajo e la. “Nëse jam i sinqertë, unë u fiksova pas seksit pas marrëdhënies me Ritën. Shkruaja me qindra femra online ose në Whatsapp duke kaluar numrat nëpërmjet rrjetit social Twitter dhe kalova netë me shumë prej tyre derisa humba numërimin.

Pothuajse të gjitha isha modele. Nëse njëra më tërhiqte, do e kontaktoja duke i treguar se doja të kryeja marrëdhënie seksuale me të,”  – tha ai në një intervistë për The Sun.

James dhe Rita u njohën në X Factor, ku këngëtarja ishte pjesë e jurisë ndërsa ai tha se ishte shumë i emocionuar që një femër si Rita ishte e interesuar për të.

“Unë dhe ajo u takuam disa herë dhe kaluam netë të magjishme. Një natë më tha se ishte e dashuruar me mua, por ishte aq e sinqertë sa doja ta besoja, edhe pse ishte e pamundur.”

Këngëtari që u bë i njohur nga improvizimi i këngës ‘Impossible’ tha se Rita u zhduk nga jeta e tij papritur dhe nuk i përgjigjet telefonatave të tij./Ora News/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al