10 Nëntor, 2017

Shokon vajza e këngëtarit të njohur: Babain tim e vranë, ja si e kërcënonin


Në intervistën e fundit në “Rolling Stone”  Paris Jackson, vajza e Michael Jakson i ka shokuar të gjithë teksa ka deklaruar se babanë e saj e vranë.Ja sesi ka rrëfyer ajo duke ngritur dyshime të forta mbi një nga vdekjet më të bujshme në historinë e botës:

“Ai shpeshherë jepte detaje që të linin të kuptoje se dikush i ishte vënë pas. Një herë madje tha: ‘Ata do të më vrasin një ditë”,- u shpreh Jackson, e cila ishte vetëm 11-vjeç kur i ati vdiq si pasojë e një përzierjeje medikamentesh të dhëna me recetë nga doktori i tij. Ky ishte shkaku zyrtar i dhënë nga analiza mjeko-ligjore, por që edhe në teoritë konspirative.

Gjithashtu Paris ka treguar edhe dramën më të madhe të jetës së saj. Një burrë i panjohur shumë më i madh në moshë e ka përdhunuar në moshën 14-vjeçare. Kjo ngjarje ishte shumë e rëndë sa e zhyti në depresion dhe e çoi drejt tentativave për vetëvrasje dhe ajo krijoi varësi nga droga.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al