Ka ndodhur befasia me të burgosurin Gonzalo Montoya Jimenez, i cili u tha se kishte vdekur dhe u dërgua në morg, pasi rojet e burgut e gjetën atë të rrëzuar pa ndjenja në një karrige të dielën në mëngjes.
Ai u deklarua i vdekur në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Oviedo, veri të Spanjës dhe të afërmit e tij u informuan për “vdekjen”.
Një zëdhënës i Shërbimit Spanjoll të Burgjeve tha se “Dy mjekët e burgut konkluduan se ai kishte shenja klinike të vdekjes dhe me pas u thirr policia, të afërmit e tij dhe një gjykatës për procedurën standarde qe kryhet ne keto raste. Gjykata dërgoi një mjek mjeko-ligjor i cili ishte ai që vërtet konfirmoi vdekjen e tij”.
Por pas te gjitha ketyre veprimeve, i burgosuri eshte zgjuar ne morg.
“Nuk mund të komentoj se çfarë ka ndodhur në Institutin e Mjekësisë Ligjore, por tre mjekë kanë parë shenja klinike të vdekjes, kështu që akoma nuk është e qartë pse kjo ndodhi”, tha zedhenesi i burgjeve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al