14 Tetor, 2017

“Shoqe k*rvë”/ Shkulje flokësh e grushte, vajzat në Tiranë lënë nam për një djalë


Një nga fenomenet më negative të shoqërisë shqiptare është padyshim mungesa e etikës që të rinjtë tregojnë në rrugë. Cilado qoftë arsyeja, një femër nuk duhet të bjerë kurrë në një nivel aq të ulët sa të zihet si kafshë me një tjetër në mes të rrugës.

Videoja dëshmon pikërisht një skenë të shëmtuar të dy vajzave të cilat kapen prej flokësh dhe ofendojnë njëra-tjetrën me fjalë të pista. Arsyeja mendohet se është bërë një djalë i cili ishte i dashuri i njërës prej vajzave.

Sipas asaj çfarë duket në video, një vajzë që mendohet se është mikeshë me vajzën brune dhe bjonde ka hyrë në mes dhe tenton t’i ndajë. Më pas në ngjarje përfshihet edhe një djalë, për të cilin mendohet se është krijuar i gjithë sherri.

Personi që ka filmuar videon shprehet për “Joq”: Shif cfar ndodh ne Laprake. Ku kane arritur femrat zihen per nje djale. Shaheshin dhe ofendoheshin me njera tjetren me fjale si shoqe k*rv. Mendoj se i ka marr shoqja burrin ose te dashurin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al