Shpat Kasapi dhe Selvije Jao i kanë dhënë fund beqarisë, duke u martuar në fshehtësi të plotë.
Këngëtari i njohur dhe make up artistja ndanë lajmin e gëzueshëm me të gjithë në rrjete sociale, ku publikuan disa foto të realizuara pasi i kanë thënë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit.
Shpati ka treguar se që tani e tutje, Selvija do të mbajë mbiemrin e tij, pra Kasapi.
“Nga sot, Selvije Kasapi”, shkroi artisti krahas imazhit të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.
Çifti u fejuan në muajin janar të këtij viti, por ende nuk kishin përcaktuar asgjë në lidhje me dasmën për shkak të situatës nga pandemia.
Para disa javësh, Selvija u fotografua në një qendër gjinekologjike dhe të gjithë nisën të dyshonin se partnerja e këngëtarit ishte në pritje të ëmbël.
Mirëpo ka qenë vetë ajo që ka treguar se nuk është shtatzënë gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory, duke shtuar se kur të vijë momenti do t’ua tregojë të gjithëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al