25 Dhjetor, 2020

Shpat Kasapi i jep fund beqarisë! Zyrtarizon lidhjen me partneren e tij, Selvijen


Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvija, e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.

shpat kasapi (4)

Çifti organizuan një ceremoni private me familjarët dhe shkëmbyen unazat me njëri-tjetrin.

shpat kasapi (2)

Këtë lajm emocionues e dha vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Shpat Kasapi publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shihet dora e tij dhe e Selvijes, në të cilat janë vendosur unazat.

shpat kasapi selvije (5)

Krahas fotos, ai shkroi: “24 dhjetor 2020”.

Para pak kohësh, Kasapi publikoi edhe foton e parë me të fejuarën e tij. Selvija shfaqej e ulur në prehrin e këngëtarit dhe krahas postimit, ai shkroi: “Të premtoj se do ta ‘trajtoj’ me kujdes zemrën tënde dhe do ta mbush atë me dashuri”.

/Panoramaplus.al

shpat kasapi (1)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al