30 Janar, 2018

Shpenzoi plot 10 000 euro për t’u dukur si Marilyn Monroe (FOTO)


Ai ka idhull Marilyn Monroe, e për këtë arsye ka shpenzuar rreth 10 000 euro për botoks dhe ndërhyrje në buzë që t’i ngjajë sa më shumë asaj.

Bëhet fjalë për një burrë francez, Cyril Roux, i cili ka rrëfyer se ka nisur me ndërhyrjet në fytyrë që në moshën 26-vjeçare për t’u dukur më i ri dhe për t’i ngjarë Monrosë, e cila është një frymëzim për të.

Në 18 muajt e fundit, 32-vjeçari nga Toulon ka bërë 20 mbushje në buzë dhe tani ka për qëllim një operacion në hundë dhe implante në mjekër dhe faqe për të vazhduar më tej transformimin e tij.

Pavarësisht se njerëzit në rrugë qeshin me pamjen e tij, ai thotë se nuk e vret mendjen fare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al