5 Prill, 2022

Shpërthen në lot, Jonida Vokshi rrëfen momentin prekës dhe flet rreth lajmeve të shtatzënisë


Jonida Vokshi prej disa javësh është kthyer në ekran si moderator pas një pushimi të gjatë. Këtë herë ajo prezanton një format për fëmijë, “Gjeniu i vogël”, që i dedikohet të talentuarve në muzikë.

Çdo punë me fëmijët është emocionuese dhe këtë na e vërtetoi edhe një herë Jonida. Në një intervistë ajo është shprehur se i përjeton emocionet njësoj si ata teksa zbuloi se në xhirimet e fundit që ende nuk janë transmetuar ajo ka shpërthyer në lot në skenë. Aktorja tha se shkak u bë interpretimi shumë i ndjerë i njërës nga vogëlushet.

Që kur nis që para hapjes së Gjeniut sheh shumë fëmijë që janë shumë të emocionuar dhe kërkojnë një lloj mbështetje dhe duan një aprovim që duken mirë.  Dhe pasi mbarojnë materialin të shohin në sy për të të pyetur se si ishin. Dhe pastaj momenti i jurisë, sidomos kur është sfida, është shumë emocionuese. Ua ndjej atë dridhjen dhe herë-herë nuk e dëgjojnë çfarë thotë juria duan vetëm të dëgjojnë emrin e tyre. Gjatë regjistrimit të fundit një nga vajzat interpretoi këngën “Hurt” të Christina Aguilera. Unë nuk e di çfarë hanë dhe pinë këtë fëmijë, por akoma kur e kujtoi më rrëqethet mishi. Bëri një interpretim të jashtëzakonshëm. Dhe më rrëqethi mishin, më preku telat edhe për shkak të këngës, për një baba të ikur që nuk jeton më. Thash: ‘Jonida mbaje veten” se e shihja që sytë po më mbusheshin me lot. Por shpërtheva si një fëmijë në lot si një fëmijë. Kjo është njerëzore dhe unë nuk e fsheha.”– tregoi Jonida në “Vizion Plus”.

Aktorja po ashtu ka folur për herë të parë pas lajmeve se është në pritje të ëmbël. Ajo tregoi se ka qenë pikërisht një postim që është keqkuptuar dhe se kanë shumë dëshirë të zgjerojnë familjen por për momentin nuk është shtatzënë.

Unë kisha në mendje diçka tjetër dhe u shpreh në një mënyrë ndryshe. Më erdhi një moment t’i shprehja dashurinë tim shoqi dhe ideja ishte të zgjerojmë familjen pa afat kohor. Jo tani. Dhe në momentin që Besniku sheh postimin e bën repost dhe më thotë: “Më fal mos u mërzit por më ka shkruar gjithë shoqëria se do bëhem baba për herë të dytë”. Ne e kemi në plan të zgjerojmë familjen por kjo nuk ka kohë. Kurdo të vijë është i mirëseardhur.”

Shkak u bë një foto e çiftit e postuar nga moderatorja e cila shkruante “Nuk e kam veç mashkullin tim. E kam familje që do e zgjerojmë së shpejti. E kam jetë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al