13 Nëntor, 2017

Shpërthen Roza Lati: Kur e bën Rita Ora quhet art, kur e bëj unë më paragjykoni


Moderatorja Roza Lati ka reaguar e zëmëruar nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram. Ajo ka postuar një foto të Rita Orës nga paraqitja e saj mbrëmjen e kaluar në eventin MTV EMA në të cilën Rita shfaqet e veshur me rrobëdeshambër dhe me peshqir në kokë. Kujtojmë këtu se një fotografi me të nëjtën ide kishte postuar edhe Roza disa kohë më parë.

Në reagimin e saj Roza thotë se ndërsa fotografia e Ritës ju duket si art, ajo e saja është paragjykuar se përse ishte me make up dhe peshqir në kokë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al