15 Shkurt, 2018

Shpërtheu 7300 vite më parë, por supervullkani mund të riaktivizohet e vrasë 100 mln njerëz (FOTO)


Shkencëtarët kanë ngritur alarmin se një vullkan nën ujë që ka shpërthyer 7300 vite më parë larg brigjeve të Japonisë, në ishullin Kyushu, mund të aktivizohet sërish.

Ata janë shprehur se kanë zbuluar prova të një kupole gjigante me llavë në ndarjen e rrënuar të magmës të Kikai.

Gjithashtu shkencëtarët besojnë se hapësira përmban 32 kubik kilometra magmë, ndërkohë që shtrembërimet në sipërfaqe tregojnë që kupola po rritet. Kupola me llavë është aktualisht 6.2 milje e gjerë dhe 600 metra e gjatë.

Ata shtojnë se një shpërthim i supervullkanit mund të ndodhë papritur, dhe nëse ndodh, mund të vrasë 100 milionë njerëz e të shkaktojë një “dimër vullkanik”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al