Një grua u arrestua nga autoritetet pasi protestoi topless gjatë varrimit të Dukës së Edinburgut.
Sipas “Reuters”, gruaja e paidentifikuar shkaktoi një skenë të pakëndshme jashtë Kështjellës Windsor, duke vrapuar në mes të turmës fill pas heshtjes që u mbajt në nder të Princit Philip.
Protestuesja e paidentifikuar vrapoi duke bërtitur “shpëtoni planetin” dhe u përpoq të ngjitej në statujën e Mbretëreshës Victoria të vendosur jashtë kishës.
Imazhet e siguruara nga “Reuters” tregonin gruan topless teksa shoqërohej nga autoritetet, ndërkohë që dëshmitarët e shikonin.
Të shtunën, një funeral televiziv u mbajt për Princin Philip në Kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor. Princi Philip vdiq më 9 prill në moshën 99-vjeçare.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë 30 persona për shkak të kushteve të pandemisë.
Mbretëresha u shfaq në ceremoni e veshur me të zeza, duke qëndruar e vetme dhe me kokën ulur.
Ndërkohë, Princi William dhe Harry u panë duke biseduar me njëri-tjetrin ndërsa po largoheshin nga varrimi i gjyshit të tyre në Kështjellën Windsor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al