31 Gusht, 2020

“Shpirti më dhemb aq fort që…”, Jonida Maliqi prek me dedikimin që i bëri motrës së saj


Jonida Maliqi-motra-Xhilda (5)Jonida Maliqi ka një marrëdhënie të ngushtë me motrën e saj të madhe, Xhildën, e cila duket si versioni bionde i këngëtares.

Por motrat janë larg njëra-tjetrës, pasi Xhilda jeton me familjen e saj jashtë vendit, në Qipro.

Sikur kjo të mos mjaftonte, pandemia Covid-19 e ka bërë edhe më të vështirë situatën, sepse tashmë motrat nuk mund të takohen as për të festuar ditë të rëndësishme në jetë.

Prandaj, Xhilda, e ka festuar dje ditëlindjen pa praninë e Jonidës.

Motrat kanë një vit pa u takuar, por edhe pse larg, Jonida i ka dedikuar këto fjalë nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram:

“Po bëhemi pothuajse një vit pa u parë dhe e kam të vështirë sa herë më duhet të flas apo të shkruaj për ju, sepse shpirti më dhemb aq fort që s’ju kam pranë dhe nuk do i gëzojmë këtë herë ditëlindjet tuaja së bashku. Motra ime, mbështetja e vetme pa kushte dhe gjysma ime më e mirë, u bëfsh 100 vjeç! Kaq, se e di që pasi të shikosh këtë mesazh do të ha disa të shara të ëmbla nga ti”.

Xhilda Jonida Maliqi-motra-Xhilda (4) Jonida Maliqi-motra-Xhilda (3) Jonida Maliqi-motra-Xhilda (2) Jonida Maliqi-motra-Xhilda (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al