14 Janar, 2025

Shprehu pëlqimin ndaj saj por Egli Tako e sheh si vëlla! Reagon Redon Berani mbas deklaratës së këngëtares në BBV: Jam i lënduar


Ish-banori i Big Brother VIP Redon Berani, ka reaguar së fundmi për deklaratën që Egli Tako dha  lidhur më të, teksa theksoi se e ka “si vëlla”.

“Unë me Redonin kam pasur shumë afrimitet, e kam pasur zemër e kam pasur si vëlla” u shpreh Egli.

Këngëtari është ndjerë i lënduar pasi vetëm pak ditë më parë ai tha në një intervistë se ka pëlqim për Eglin edhe pse ende nuk e di nëse është dashuri apo jo.

“Nuk e di nëse është dashuri. E çmoj shumë si njeri. Nuk e di nëse do jetë më mua apo më dikë tjetër, por që e çmoj si njeri se më ka ndenjur afër. Kam përjetuar emocione shumë të forta. Do e pres kur të dalë nga shtëpia. E kam një simpati për atë, nuk ma heq njeri prej mendjes, është shumë speciale. Kam qejf të jetë me mua, edhe nëse nuk do jetë, prap…”, tha ai.

Me anë të një “InstaStory” ai ka treguar se është i mërzitur për këtë fakt por sërish e vlerëson Eglin dhe e shikon si lojtare të preferuar.

Po ashtu në lojtarët e tij të preferuar ai ka futur edhe Gjestin, i cili  mendohet se ka një pëlqim gjithashtu për Egli Takon, pasi që nga hyrja dyshja shihen gjatë gjithë kohës pranë njëri tjetrit.

Prap se prapë mbeten dy nga lojtarët e mi të preferuar ka shkruar këngëtari në Story teksa ka shfaqur një foto të Eglit dhe Gjestit së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al