9 Shkurt, 2018

Shpresa vdes e fundit! Dikur peshonte 135 kg, sot ka një trup seksi (FOTO)


Dikur ajo blinte veshje të përmasës XXXL dhe merrte mbi 5 mijë kalori në ditë, e pesha e saj i kalonte 135 kg, e tashmë peshon më pak se 70 kg.

Dikur peshonte plot 135 kilogramë dhe merrte mbi 5 mijë kalori në ditë. Por sot ajo peshon vetëm 64 kg dhe ndihet krenare për veten e saj.

22-vjeçarja Dominique Montgomery nga Los Angeles është shprehur se dikur blinte veshje të përmasës XXXL, ndërsa sot ka një trup elegant dhe seksi.

Gjithashtu ajo tregon se dieta e saj e gabuar ushqimore, e tej mbushur me yndyrë, nuk e lejonin që të binte nga pesha pavarësisht disa përpjekjeve sporadike për të ndryshuar regjim me kalimin e kohës.

“Daily Mail| shkruan se pasi përfundoi studimet për fiziologji, ajo tregon se kishte shkuar në det bashkë me disa miq, ku për paksa nuk u mbyt.

“Po lahesha me disa miq, kur papritur filluan dallgët e fuqishme, të gjithë të tjerët arritën të dilnin në breg, ndërsa unë e kisha fizikisht të pamundur që t’ia dilja. Pavarësisht disa përpjekjeve për të më ndihmuar, gjithçka dukej e kotë sepse asnjëri nuk mund të më ngrinte. Mendova se do të vdisja dhe nuk ja kisha idenë se çfarë të bëja”, ka treguar ajo.

“Kur nuk ndihmova dot veten të dilja nga uji, atëherë çfarë po bëja me jetën time?”, ka shtuar 22-vjeçarja duke vënë në dukje se ky ishte edhe momenti që ajo vendosi se duhet të bënte diçka për veten e saj.

Që pas asaj dite, Dominique ka nisur një dietë të shëndetshme. Gjithashtu nisi të ecte më shumë. Ajo ka treguar se pas rënies në peshë me forcat e saj, trupi i ndryshoi dhe lëkura i ra. Për këtë arsye, 22-vjeçarja ka paguar 15 mijë dollarë për një operacion që të kishte trupin që ajo dëshironte.

PANORAMA PLUS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al