Duket se skena e Festivalit të Sanremo ishte e destinuar të “pushtohej” nga shqiptaret.
Pasi Alketa Vejsiu mori gjithë vëmendjen mbrëmjen e së shtunës, një tjetër shqiptare është ngjitur në skenë.
Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Dua Lipa. Ylli i muzikës pop ndezi skenën e Festivalit të Sanremo të Ariston mbrëmjen e së premtes (7 shkrut).
24-vjeçarja shqiptare ishte mes performuesve të ftuar në festivalin vjetor të muzikës italiane.
Dua performoi këngën e saj të fundit ‘Don’t Start Now’, si pjesë e promovimit të turneut të saj të ardhshëm “Future Nostalgia”, që do nisë në Itali në fund të prillit.