Adrian Hadribeaj është shqiptari i parë që ka bërë një karrierë mjaft të madhe në MMA, të cilën e ka nisur në vitin 2009 në SHBA.
Ai njihet me pseudonimin “The Eagle” dhe gjithmonë që zbret në kafazin e “ferrit” për t’u përballur me kundërshtarët ku nuk mungon flamuri shqiptar.
Në karrierën e tij, Adrian ka zbritur disa herë në kafaz dhe ka shumë fitore. Një performacë mjaft e mirë nga shqiptari që pas çdo triumfi del në tapet me flamurin shqiptar mbi supe.
Hadribeaj ka lindur në Michigan dhe ka krijuar ekipin e tij me të njëjtin e emër. I lindur në 17/10/90, tashmë Adrian është në kulmin e karrierës në moshën 31-vjeçare. Ai vjen në një intervistë ndryshe ku tregon shumëçka mbi veten dhe karrierën, bashkë me ato që nuk i keni dëgjuar për të.
Si fillon një mëngjes i një kampioni?
Dita fillon në mëngjes me aktivitet fizik palestre, duke u marrë me bizneset pasdite dhe mbrëmje të rregullt me familjen.
Cilat janë pushimet që preferon më së shumti?
Për një person që punon shumë dhe është i dedikuar pas karrierës, pushimet lihen nganjëherë pas dore, kështu që si dimërore apo verore, çdo pushim do e shfrytëzoja në maksimum për ta shijuar.
Gëzimi më i madh në jetë?
Gëzimi më i madh për mua është ardhja në jetë e djalit dhe vajzës time.
A lexon libra kampioni? Ai i preferuari…
Libri im i preferuar është libri që babai im e ka shkruar dhe më ka dedikuar që quhet “Tim biri”.
Na thuaj cila është cilësia për të qenë i suksesshëm në një fushë?
Cilësia më e mirë për të qenë i suksesshëm në sport dhe kudo, është disiplina dhe dedikimi për rrugëtimin që e adhuron.
Këshilla më e mirë që ke marrë?
Gjatë jetës sime kam marrë shumë këshilla që unë i kam vlerësuar dhe i kam përdorur gjatë rrugëtimit tim.
Dëgjon muzikë shqipe?
Si emigrant jashtë, nuk ka rëndësi rryma muzikore, veç kam mall të dëgjoj këngë shqiptare.
Hiti i preferuar?
Elvana Gjata dhe Flori, Kuq e zi.
Kritikuesi juaj më i madh?
Personat më kritikë ndaj meje janë trajnerët, gjithmonë të shtynë përpara dhe nuk ta bëjnë qejfin.
Nga kush ke pasur përkrahje më të madhe?
Gjëja më e madhe që më pëlqen është krenaria që kam ndarë midis familjarëve, miqve dhe të gjithë publikun shqiptar anë e mbanë botës që më ka përkrahur.
Çfarë nuk të pëlqen më shumë në këto vite karrierë?
Gjëja që nuk më pëlqen shumë janë orët e gjata trajnimi dhe skrifice që nuk i kam shpenzuar me familjen sa do të doja.
Momenti më i këndshëm që ke përjetuar?
Momenti më i këndshëm që kam përjetuar është kur fitova titullin kampion bote. Ishte me të vërtetë një ndjenjë e veçantë dhe më hapi shumë rrugë për të ardhmen.
Krahas sportit, me çfarë tjetër merresh?
Përveç si profesionist i arteve marciale, futbolli gjithmonë ka qenë një nga sportet e mia të preferuara për të ndjekur dhe për të luajtur.
Motoja juaj e jetës?
Motoja ime më e madhe është që kurrë të mos dorëzohesh, në çdo moment në jetë, na vjen një pikë ku nuk mund të vazhdojmë dot përpara dhe na vjen të heqim dorë, por në atë moment duhet të japësh maksimumin sepse gjithmonë do jetë dikush tjetër në këtë botë që do doje suksesin më shumë në çdo aspekt të jetës. Dhe ky është diferencimi midis njerëzve të suksesshëm dhe dështakëve.
Inspirimi dhe influenca më e madhe në jetë?
Inspirimi dhe influenca më e madhe që dhe më bëri të filloja hapat e parë në karrierë ka qenë aktori Jean Claud Van-damm me filmat marcialë të Hollywood-it.
Përdor gënjeshtra ndonjëherë?
Edhe pse mund të duket absurde, jam tip që nuk gënjej dot, edhe pse gënjshtra mund të përdoret me të mirë të ndonjë situate.
A ka dobësi një kampion si ti?
Dobësia ime është që nuk jam egoist, një sport i tillë ose çdo lloj suksesi të detyron të jesh egoist (në të mirë të fjalës) për të mirën tënde, të shpenzosh kohën më të madhe për karrierën dhe nuk të lë vend të jesh për familjen dhe miqësinë, festa. Karriera do një dedikim të madh saqë sakrifikon shumë gjëra të tjera.
Pika juaj e fortë?
Pika më e fortë, kam shumë, por do veçoja durimin, si shprehja e urtë i duruari i fituari. Çdo gjë do t’ju vijë në momentin dhe kohën e duhur. Besoni se Zoti ka plan për çdokënd nga ne.
Çfarë do të bëje sikur të ktheheshe vite më pas?
Po të kthehesha për një javë, do të shpenzoja ato ditë me disa familjarë, përpara disa viteve humba dy familjarë dhe të isha atje për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Për arsye emigracioni dhe dukumentacioni në atë kohë, nuk pata mundësi të isha me to.
Na thuaj planet e afërme në karrierë?
Plani më i aftërt në karrierë është një ndeshje e afërt nga muaji mars në SHBA.
/Panoramaplus.al/ Nga Blerand Rexhepi
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al