11 Korrik, 2018

Shtatë shenja që nuk po konsumoni karbohidrate sa duhet


Karbohidratet janë përgjegjëse për sigurimin e energjisë për trurin dhe trupin, por edhe mund t’ju ndihmojnë të humbni në peshë. Kundrejt besimit popullor, që i sheh si shkak i shtimit të kilogramëve të tepërt, ekspertët thonë se vetëm nëse ato janë në sasinë e duhur, vetëm atëherë mund të jeni në gjendje të humbisni peshë.

Sipas ekspertëve të huaj, ju duhet të konsumoni diku te 225-325 gramë çdo ditë nëse merrni rreth 2000 kalori. Tek ushqimi që konsumoni, karbohidratet ndahen në njësi të vogla sheqeri, të cilat absorbohen nga aparati tretës dhe ndihmojnë në qarkullimin e gjakut. Për më tepër, shumica e qelizave të trupit përdorin glukozën e karbohidrateve për energji. Prandaj janë aq të nevojshme. Ja disa shenja kur trupi nuk po konsumon karbohidratet e nevojshme.

Më pak energji

Një nga rolet kryesore të karbohidrateve është që të sigurojnë energji, veçanërisht për trurin tuaj dhe sistemin nervor. Në sasi të papërfillshme të karbohidrateve në trup, trupi juaj do të ndihhet më pak energjik dhe më i lodhur gjatë ditës.

Kapsllëk

Karbohidratet e shëndetshme, ku futen drithërat, perimet, fasulet, frutat dhe arrat janë me bazë bimore dhe përmbajnë fibra. Moskonsumimi i mjaftueshëm i këtyre të fundit mund të çojë në kapsllëk. Konsumimi i karbohidrateve komplekse të mjaftueshme si buka kokërr, pasta dhe drithëra do të ndihmojnë shëndetin tuaj ndihmues të tretjes dhe duke ulur më tej rrezikun e kapsllëkut

Frymëmarrje e rëndë

Kur nuk konsumoni mjaftueshëm karbohidrate, trupi juaj ka tendencë të djegë yndyrat dhe proteinat e ruajtura, një proces i quajtur ketosis. Ky proces shkakton frymëmarrje të rëndë.

As palestra nuk është efektive

Nëse nuk konsumoni mjaft karbohidrate, atëherë ka shanse të larta të jeni në gjendje letargjike gjatë stërvitjeve. Do të keni më pak mundësi të bëni një stërvitje me intensitet të lartë. Kështu që, përpara se të filloni ushtrimet, është më mirë që të furnizoheni me karbohidrate, me qëllim që të keni energji mjaftueshëm për të djegur yndyrën e tepërt.

Ndalet humbja në peshë

Nëse dikur keni humbur goxha kilogramë dhe më pas jo, kjo ndodh për shkak se nuk keni përfshirë karbohidratet e duhura në dietën tuaj. Nëse konsumoni pak karbohidrate, mëlçia tenton të kompensojë rolin e tyre duke prodhuar sheqer me tepri, të cilat nga ana e tyre rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Kjo bën që pankreasi të prodhojë insulinën, e cila është hormoni që ruan yndyrën. Si rezultat, ju ruani dhjamin në vend që ta hiqni atë, shkruan “panorama online”.

Ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës

Shumica e karbohidrateve të shëndetshme janë të pasura me fibra, të cilat e mbajnë trupin tuaj të ngopur për një kohë të gjatë. Nëse nuk konsumohen karbohidrate, nuk merrni mjaftueshëm fibra, të cilat lënë një ndjesi zbrazëtie në stomak.

Luhatje humori

Ju do të ndiheni automatikisht të inatosur dhe në humor të keq, sepse ju mungon energjia dhe jeni të uritur në të njëjtën kohë. Për më tepër, karbohidratet luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës, një hormoni të mirëqenies që prodhon truri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al