Lajmi se këngëtarja dhe artistja Artjola Toska është në pritje të ëmbël, së fundmi mori dhenë në median rozë.
Mirëpo pak orë më vonë rezultoi se e gjitha kjo nuk ishte e vërtetë pasi vetë këngëtarja reagoi me anë të një “InstaStory” ku përgënjeshtroi thashethemin duke nënkuptuar se është një lajm që është përhapur nga mediat vetëm për klikime.
“Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë rreth meje janë tërësisht të rreme. Dua ti kujtoj këtyre portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas, që SHPIFJA PËRBËN VEPËR PENALE!”, ka shkruar Toska në një postim e publikuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al