15 Shtator, 2017

Shtatzënia e 3-të , Kate Middelton rikthen traditën antike të familjes mbretërore


Që prej mësimit të lajmit se dukesha e Cambridge, Kate Middleton është shtatzënë për herë të tretë, nisën bastet lidhur me gjininë, por edhe për emrin e foshnjës. Por bashkëshortja e princit Ëilliam ka befasuar me një vendim që ka marrë, ajo ka vendosur që të lindë në shtëpi.

Sajti britanik ‘Celebdirtylaundry’ shkruan se Kate është informuar tashmë lidhur me modalitetet e lindjes në shtëpi.

Në këtë mënyrë ajo kërkon që të shpëtojë nga fotografët dhe nga vëmendja e mediave, të cilët e kanë ngarkuar me stres pas lindjes së princit George dhe princeshës Charlotte.

 

Jo vetëm kaq, por duke lindur në shtëpi, Kate do të rikthente traditën antike të familjes mbretërore.

 

Mbretëresha Elisabeth i ka lindur fëmijët e saj në shtëpi, ndërsa princesha Diana i solli në jetë William dhe Harry në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al