Njerëzit që përpiqen të menaxhojnë peshën e tyre trupore me stërvitje dhe shtesa proteinash, duhet t’i shtojnë këto të fundit gjatë konsumit të një vakti dhe jo në një vakt të lehtë. Ky është përfundimi i arritur nga studiuesit e Universitetit Purdue.
Studimi zbuloi se konsumi i një shtojce proteinash gjatë ngrënies ndihmon në mbajtjen e peshës së duhur trupore, duke zvogëluar masën e yndyrës. E kundërta, konsumi i shtesave proteinike midis një vakti dhe një tjetri nxit shtimin e peshës. Sipas studiuesve, është koha ajo që e bën dallimin dhe një person mund të tentojë të rregullojë kaloritë vetëm duke përfshirë më shumë.
“Nëse qëllimi është humbja në peshë, marrja e shtesave të proteinave nga ushqimi mund të jetë efektiv. Ata që përpiqen të shtojnë kilogramë, mund të marrin në konsideratë konsumin e shtesave proteinike midis dy vakteve të ngrënies”, thotë Wayne Campbell, profesor i shkencave të natyrës në Universitetin Purdue.”
Panorama
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al