15 Prill, 2022

Shumë ndryshe nga realiteti! Madonna nuk njihet në fotot e fundit


Madonna shijoi një natë me disa nga miqtë e saj të famshëm këtë javë, por duket se nuk hoqi dot dorë nga photoshopi. 63 vjeçarja publikoi në Instagram disa foto me stilisten Stella McCartney, aktoren Liv Tyler, dhe yllin e mediave sociale dhe komedianen Lilly Singh. 

Në njërën nga fotot, Madonna shihet me Stella-n teksa ajo e puthte në faqe, në një foto tjetër, mbretëresha e popit duket se kishte veshur një pallto të zezë teksa ishte ulur përkrah Stella-s dhe mikut të tyre, agjentit të talenteve Maha Dakhil Jackson. Grupit iu bashkua edhe djali i Madonna-s, David Banda, 16 vjeç, i cili kishte veshur një bluzë të zezë mbi një këmishë të bardhë.

“Një natë me të dashurit e mi”- shkroi Madonna krah fotove. Mirëpo ishte pamja rinore e këngëtares ajo që mori vëmendje dhe u komentua nga ndjekësit. Fytyra e saj duket pa asnjë rrudhë dhe shumë e pastër. Gjë që bie në kundërshtim jo vetëm me moshën, por edhe me duart e saj, sikurse kanë vënë në dukje shpesh njerëzit.

Pak javë më parë ajo u vendos në qendër të kritikave pasi postoi disa foto ku duket se përdori shumë filtrat. Madonna zbuloi se po punonte për dokumentarin e saj të ri por fansat ishin më pak të interesuar për projektin e ardhshëm të yllit dhe më shumë u fokusuan në pamjen e saj rinore në fotot e edituara. Një përdorues komentoi: ‘Ajo duket rreth 16 vjeç’, ndërsa një tjetër tha se krijuesi i hitit kishte një ‘fytyrë bebe’.

Në fotot e shkrepura nga paparacët apo në daljet e ndryshme publike vihet re dukshëm ndryshimi.

Madonna aktualisht është duke punuar për një film rreth jetës së saj dhe së fundmi zbuloi se po mbante audicione për projektin. Këngëtarja njoftoi shtatorin e kaluar se është bashkë-regjisor dhe bashkë-autore e filmit, të cilin ajo e ka përshkruar si një ‘autobiografi vizuale’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al