Armina Mevlani është shprehur e zemëruar dhe e trishtuar nga mënyra se si trajtohen kafshët në vendin tonë.
Pak ditë më parë në Tiranë u rihap kopshti zoologjik pas rikonstruktimeve. Mirëpo jo të gjithë janë treguar dashamirës ndaj botës së egër, pasi në një video, që bëri xhiron e rrjetit shiheshin disa persona që qëllonin me gurë nga rruga tigrin dhe luanin. Fill pas kësaj u publikua videoja e një 20-vjeçari i cili shihej teksa kishte lidhur një qen dhe e sillte mizorisht rrotull. Rast për të cilin ndërhyri edhe Policia që procedoi penalisht të riun.
Mbrëmjen e sotme është diskutuar pikërisht kjo temë dhe blogerja zbuloi se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me kafshët dhe sidomos qentë që i konsideron edhe engjëj. Armina madje tha se nëse ka diçka për të cilën do hynte në burg do ishte nëse do shihte dikë duke keqtrajtuar një kafshë pasi u shpreh se do e mbronte me çfarëdo lloj mënyre.
“Më prek shumë. Është temë për kafshët. Një 30-vjeçar ka goditur luanin dhe tigrin me gurë. Njerëzit që keqtrajtojnë kafshët janë me probleme mendore, kanë dëshirë të keqtrajtojnë qenie të pambrojtura. Shumë njerëz mund të reagojnë keq, por nuk i ndajnë dot njerëzit nga kafshët. Unë kam kafshë dhe ata ndjejnë çdo gjë, janë si njerëzit por u mungon vetëm forma e të shprehurit si ne. Unë u thërras engjëj. Nëse një herë në jetën time do shkoja në burg është nëse do shoh një njeri që keqtrajton një kafshë. Do dilja në mbrojtje me çfarë të kisha.”– tha Armina.
Ajo më pas u surprizua nga qeni i saj, Brown, të cilin ia sollën në studio.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al