Hyrja e konkurrentes Laureta Zyba në emisionin Për’Puthen bëri bujë të madhe mediatike. Përveç faktit se ajo është motra e njërës prej vajzave që janë aktualisht në program, ajo u përfol në media rreth të shkuarës së saj të errët. Ajo ka treguar ditën e sotme detaje të tjera nga e kaluarae saj, gjatë takimit që pati me njërin prej konkurrentëve, Bledin.
Gjatë takimit të tyre, përveç momenteve romantike u fol edhe rreth të shkuarës së shumëpërfolur të konkurrentes.
Në lidhje me këtë, Laureta u shpreh e prekur se e ka përjetuar shumë keq të gjithë situatën për shumë vite. Edhe në Pirme-in e kaluar ajo deklaroi se e shkuara e saj e ka penguar të bëjë shumë gjëra në jetë.
Ajo shtoi se Bledi, djali me të cilin ishte në takim, e bëri të ndihej shumë mirë.
Nga ana tjetër konkurrenti u shpreh se ka marrë edhe mesazhe ku ndjekësit i shkruanin rreth të shkuarës së saj.
Pjesë nga biseda:
Luareta: Dua një shans të dytë, dua dike pranë vetes, nuk jam tip që besoj në shpresa, se gjithmonë jam e tradhëtuar!
Bledi: Kurrë mos thuaj kurrë!
Laureta: E kam përjetuar për shumë vite, dhe e kam pasur si ngarkesë psikologjike. Kam bërë edhe terapi, është kjo që historia ime u bë shumë bujë dhe portale, shumë skandaloze. Duke pasur parasysh edhe anën familjare.
Arjan Konomi: Sa ka të bëjë prezenca e një djali në krahun tënd?
Laureta: Shumë, kam nevojë të jem me paqe me mirëkuptim ose të gjej dikënd që do shohi zemrën time dhe jo pamjen e jashtme apo të kaluarën tënde!
Bledi: Zakonisht e kemi këtë të keqe që paragjykojmë gjërat pa i ditur. Ka pas mesazhe që më kanë shkruajtur, njerëz që më kanë shkruar për të kaluarën e saj, nëse më pengon e kaluara e saj. Por përderisa nuk e njeh një njeri s’mund të japësh një mendim ose të paragjykosh! Koha do të tregoj diçka, edhe ajo është këtu brenda për të fshirë atë të kaluarën e saj dhe të reagojë kjo që është. Është komplet ndryshe nga ajo që shkruhet.
Sipas mediave kosovare konkurrentja është arrestuar moshën 23-vjeçare si bashkëpunëtore me një grup kriminal. Ajo u vendos në pranga në një operacion policor në vitin 2018 së bashku me tre persona të tjerë, dy shtetës malazezë të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe një shtetas serb.
Raportohet ndër të tjera se Laureta Zyba punonte si striptiste në klube nate dhe ishte shoqe e stripties tjetër të njohur kosovare, Donjeta Kosumi, e njohur me pseudonimin Kallashi.
Sipas policisë kosovare, të arrestuarit përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohej të ishin përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al