Nora Istrefi njihet jo vetëm për talentin e saj si këngëtare, por edhe për linjat trupore seksi.
Këngëtarja tërheq menjëherë vëmendje me fotot që publikon në rrjete sociale, ku mbledh edhe mijëra komente pozitive për paraqitjen e saj.
Mirëpo, duket se artistja e ka krijuar stilin e saj që në fëmijëri. Në një foto të vjetër të Istrefit që po qarkullon në rrjet, ajo shihet duke pozuar buzë detit.
E veshur me një fustan rozë të shkurtër e pak të ngushtë, Nora duket mjaft elegante.
35-vjeçarja është nënë e një vajze, Rene, e cila erdhi në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin, Robert Berisha.
Dyshja kanë ruajtur raporte shumë të mira pas divorcit dhe në çdo projekt ata mbështesin njëri-tjetrin. Gjithashtu, shpesh ata bëhen bashkë për hir të vogëlushes së tyre.
Roberti tregoi disa kohë më parë gjatë një interviste se Nora është një nënë shumë e përkushtuar dhe se kur Rene shkonte tek ai, babë e bijë dilnin të bënin xhiro me makinë si një ndër aktivitetet e preferuara të Renesë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al