Në maj të këtij viti do të zhvillohet një nga evenimentet më të rëndësishme. Është pikërisht damsa e Princ Harry-t me Meghan Markle.
Sipas mediave britanike, në këtë dasmë do të jenë të pranishëm rreth 2 mijë të ftuar. Gjithashtu thuhet se në këtë listë janë të përfshira edhe tre ish-të dashurat e Princ Harry-t, të cilat sipas “The Sun” kanë mbetur mikesha të tij shumë të mira.
Ellie Goulding, Cressida Bonas dhe Chelsy Davy, janë tri vajzat të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen në dasmën mbretërore në 19 maj.
Ndërkohë “Daily Maail” shkruan se Ellie ka mbetur mikeshë shumë e mirë e Harry-t dhe realisht është shumë e emocionuar që do të marrë pjesë në dasmën e tij me Meghan.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al