Pas 27 vitesh martesë, Bill Gates dhe Melinda Gates shpallën divorcin të hënën, duke thënë në gjykatë se “kjo martesë është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.
Sipas “Forbes”, miliarderët, të cilët janë bashkëthemelues të një prej fondacioneve më të mëdha private bamirëse në botë, “Fondacioni Bill dhe Melinda Gates”, thanë se kanë arritur një marrëveshje se si të ndajnë pasuritë që zotërojnë.
Në kërkesën e tyre për divorc, çifti kërkoi nga gjykata që të ndajë pasurinë, interesat e biznesit dhe detyrimet siç përcaktohet në kontratën e tyre të ndarjes, e cila nuk u bë publike.
Sipas “Forbes”, bashkëthemeluesi i “Microsoft” është i katërti në listën e individëve më të pasur në botë me një vlerë neto prej 130.5 miliardë dollarësh. Sidoqoftë, vlera neto e Melinda Gates, e cila themeloi “Pivotal Ventures”, një kompani investimesh e përqendruar tek gratë dhe familjet në 2015, nuk është e qartë. Ajo ka qenë gjithashtu autore e një libri.
Gates për herë të parë u bë personi më i pasur në botë me një pasuri prej 12.9 miliardë dollarësh në 1995, një vit pasi u martua me Melinda-n. Sipas peticionit për divorc, Bill dhe Melinda janë aktualisht të ndarë dhe nënshkruan një kontratë që dikton se si çifti do të trajtojë financat tani.
Përveç kësaj, “Fondacioni Bill dhe Melinda Gates” kishte pasuri neto prej 43.3 miliardë dollarë në fund të vitit 2019. Vitin e kaluar, fondacioni tha se do të shpenzonte 300 milionë dollarë në trajtim, zbulim dhe vaksina për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al